20 Prill 2024

Biznesmenët nga Turqia interesohen për tregun e Kosovës

Prishtinë, 22 maj - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, takoi të premten një grup biznesmenësh nga Turqia, të cilët merren me agrobiznes, turizëm, përpunim të drurit, teknologji informative dhe shërbime.

Ministrja Bajrami, gjatë takimit, i ka njoftuar biznesmenët turq me kushtet dhe mundësitë e favorshme që i ofron Kosova për investitorët e huaj.

Duke vlerësuar faktin se investimet turke në Kosovë po rriten vit pas viti, ministrja po ashtu shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmirësuar edhe më tutje ambientin për investime të huaja në Republikën e Kosovës.

Biznesmenët nga Turqia vlerësuan kushtet e krijuara për investimet e jashtme në Kosovë, duke shprehur gatishmëri për të shtrirë veprimtarinë e tyre biznesore në fusha të ndryshme, në Kosovë.

Ky takim është realizuar nga Konsullata e Kosovës në Stamboll në bashkëpunim me Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)