16 Prill 2024

FSK mori pjesë në aksionin ta pastrojmë Kosovën

Prishtinë, 22 maj - Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani, pjesëtarë të FSK-së, nxënës të shkollave fillore të Prishtinës dhe qytetarë-vullnetarë të tjerë, si dhe përfaqësues të shoqatave joqeveritare morën pjesë, sot në aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”,  në lagjen “Arbëria 3” të Prishtinës, të organizuar nga Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Komandantit i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Rrahaman Rama, me këtë rast, ka përshëndetur aksionin për pastrimin e ambientit si dhe pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave fillore, ushtarët e FSK-së, dhe qytetarëve të Kosovës.

Ai, pos tjerash tha: “ këtë aktivitet e kemi bërë tani tradicional, jo vetëm këtu, por në gjithë Kosovën, po marrim pjesë dhe po kontribuojmë sado pak në pastrimin e ambientit sepse është në të mirën e qytetarëve, në të mirën e fëmijëve tanë dhe pasardhësve tanë”, tha në fund, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ndërsa, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani me këtë rast, theksoi se  mjedisi është pasqyra jonë. “Është një thënie që mjedisi është pasqyra jonë, unë jam i bindur që fytyra jonë nuk është kjo që po e shohim përreth dhe përfundimisht duhet bërë atë që e bënë çdo njeri në mjedisin ku jeton. Kjo sot që po e shohim është një dëshmi e fuqisë së qytetarisë së Kosovës, e rinisë së Kosovës dhe kjo më bënë shumë optimist që në ditët e ardhshme do ta kemi shtetin tonë ashtu siç jemi vet”.

Edhe koordinatori i Iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj tha se vetëm në këtë aksion, këtu në Prishtinë, po marrin pjesë mbi 500 fëmijë së bashku me pjesëtarë të FSK-së.

Aksioni për pastrimin e ambientit ka filluar në tërë territorin e Kosovës, në të njëjtën kohë, për të shtuar, “Jemi sot këtu për ta hapur aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” së bashku me ministrin e mjedisit, gjeneralin e FSK-së dhe kryetarin e Green Art Center, dhe me ata që më së shumti i kontribuojnë këtij aksioni që janë këta 500 fëmijë vullnetarë që edhe në këtë ditë me shi, po i bashkohen dhe po i largojnë mbeturinat.\"

\"Presim mbi 50 mijë vullnetarë që të jenë sot në aksion dhe shpresojmë që përfundimisht duhet ta ndërrojmë qasjen ndaj mjedisit. Si qytetarët, institucionet dhe shoqëria civile duhet të bashkëpunojnë dhe përfundimisht mjedisi jonë të duket ashtu si i ka hije”.

FSK-ja në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” po merr pjesë me dhjetra automjete; kamionë, ekskavatorë dhe ushtarë, edhe në këto qytete dhe lokalitete të Kosovës. Në Prishtinë, Istog, Shkabaj, Ferizaj, Mitrovicë, Liqeni i Badovcit,etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)