28 Mars 2024

Prishtina po pastrohet

Prishtinë, 22 maj - Në kuadër të iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Komuna e Prishtinës dhe OJQ “Green Art Center Prishtina” (GAC), sot është realizuar aksioni i pastrimit në lagje të ndryshme të kryeqytetit dhe në liqenin e Badovcit. Të pranishëm në këtë aksion nga kabineti i kryetari Shpend Ahmeti ishin drejtorët Xhelal Sveçla dhe Liburn Aliu.

“Momentalisht në Komunën e Prishtinës janë tetë lokacione që janë duke u pastruar në mënyrë të organizuar. Aksion i ngjashëm do të organizohet edhe gjatë ditëve në vijim, ashtu siç është edhe zotim i administratës së Komunës së Prishtinës, do të pastrohet i tërë qyteti. Njëkohësisht, jemi duke e ndërtuar sistem që të parandalojmë ndotjet e mëtutjeshme, si p.sh çdo lokacion që pastrohet ai revitalizohet duke u shndërruar në park, kënd i lojërave apo ndonjë destinacion tjetër që është në interes publik. Njëkohësisht, jemi i ndjekur të gjithë keqbërësit ndaj të cilëve shqiptohen dënime sipas ligjeve në fuqi”, tha me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Xhelal Sveçla.

Ftesës për ta pastruar kryeqytetin i janë përgjigjur pozitivisht një numër i madh i banorëve të Komunës së Prishtinës.  Gjithashtu, këtyre aktiviteteve u janë bashkëngjitur qindra vullnetarë nga institucione, OJQ dhe kompani të ndryshme.

Përndryshe, sot janë zhvilluar aksione të organizuara të pastrimit në lagjen “Arbëria 3” (afër hekurudhës, në rrugën 1 Tetori (dëshmorët e Marecit), në Qendrën e Panaireve në Shkabaj, në Lagjen “Kalabria” (ish lagjja Emshir), në rrugën “B”,( te stacioni 4, në lagjen “Bregu i Diellit”), liqeni i Badovcit, si dhe është pastruar hapësira afër “Termokosit”.

Njëkohësisht, në shumicën e shkollave fillore të Prishtinës kishte aktivitete të pastrimit nga nxënësit e shkollave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)