29 Mars 2024

Sot përurohet aeroporti i parë turk dhe evropian mbi det

Stamboll, 22 maj - Sot do të përurohet Aeroporti “Ordu-Giresun”, i pari i ndërtuar mbi det në Turqi.

"Ordu-Giresun" do të jetë aeroporti i parë i ndërtuar mbi det në Turqi dhe Evropë, ndërsa i dyti i këtij lloji në botë.

Sakaq, me fillimin e operimit edhe të atij “Hakkari Yuksekova”, në lindje të Turqisë, numri i aeroporteve turke do të shkojë në 55.

Nga ana tjetër, kanë nisur punimet për ndërtimin e aeroporteve lokale në zonat turistike Demre, Kash dhe Finike, në perëndim të Provincës Antalia.

Tashmë në shumicën e qyteteve turke mund të shkohet edhe nëpërmjet linjave ajrore. Numri i pasagjerëve të linjave ajrore është rritur në 166,2 milionë në vitin 2014, nga 34 milionë, që ishte në vitin 2002.

Kurse aeroportet turke me numrin më të lartë të pasagjerëve janë respektivisht ata “Ataturk” dhe “Sabiha Gokçen” të Stambollit, aeroporti i Antalias, “Esenboga” i Ankarasë, “Adnan Menderes” i Izmirit dhe aeroporti i Adanasë.

Në vitin 2002, fluturimet e brendshme turke realizoheshin nga 2 qendra në drejtim të 25 pikëmbërritjeve; ndërsa sot ato kryhen nga 6 operatorë të linjave ajrore dhe 7 qendra në drejtim të 53 destinacioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)