26 Prill 2024

Wendorf dhe Hamiti ankohen për ndërhyrje në hetime

Prishtinë, 6 maj - Dy prokurorët Heikki Wendorf dhe Armend Hamiti kanë kundërshtuar ndërhyrjet e kolegut të tyre Kent Mortimore në procesin hetimor për korrupsion në EULEX.

Ata i kanë refuzuar çfarëdo qasje në hetim me arsyetimin se kjo do të përbente ndërhyrje në procesin hetimor kundër disa zyrtarëve të lartë të EULEX-it të dyshuar për marrje ryshfeti, shkruan “Koha Ditore”.

Prokurori amerikan Kent Mortimore, pos kërkesave direkte që u ka bërë Wendorfit dhe Hamitit, ka kërkuar edhe nga eprorët e tij në mision që t’i lejohet kontrollimi i dosjeve dhe i e-maileve të prokurorëve që drejtojnë Task Forcën që po heton pretendimet për korrupsion.

Prokurori special Kent Mortimore është caktuar në rastin e policëve të akuzuar për shpërthimin në lokalin “Sekiraça”.

Prej se e ka marrë këtë rast vitin e kaluar, vetëm një seancë nuk është mbajtur kundër të akuzuarve Bejtullah Mehmeti, Luan Qerkini, Bekim Suma, Fadil Sadiku, Arbresh Dalipi, Mehmet Mehmeti dhe Afet Dalloshi. Prokurori po kërkon prova shfajësuese për ta me pretendimin se një seri dokumentesh kishte fshehur ish-prokurorja, Maria Bamieh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)