25 Prill 2024

Mbahet forumi "Zhvillimi ekonomik përmes Teknologjisë Infromative"

Prishtine, 6 maj - Ministria e Zhvillimit Ekonomik organizon sot forumin “Zhvillimi Ekonomik përmes Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit”, ku do të diskutohet roli i TI dhe Inovacionit në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Forumi njëditor do të bëjë bashkë përfaqësues të institucioneve qeveritare, kompanive të sektorit të teknologjisë informative dhe inovacionit si dhe donatorë potencialë, për të elaboruar nga këndvështrime të ndryshme mundësitë që ofron ky sektor për zhvillimin ekonomik.

Forumi do të zhvillohet në pesë panele diskutimi me tema të veçanta si:

-Roli i TI dhe Inovacionit në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe promovimi i eksporteve

- Sfidat dhe mundësitë e financimit të TI dhe Inovacionit

- Ndërmarrësia në fushën e TI dhe Inovacionit “Zhvillimi lokal për treg global”

- Arsimi dhe edukimi  për TI dhe inovacion, dhe

- Infrastruktura për zhvillim të Teknologjisë së Informacionit.

Forumi në fund të punimeve do të dalë me konkluzione lidhur me mundësitë që ofron ky sektor, hapat që duhet të ndërmarrin institucionet për stimulimin e tij dhe rolin e sektorit privat, me qëllim të promovimit të ideve inovative dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)