19 Prill 2024

Rritet numri i udhëtarëve që e kanë shfrytëzuar aeroplanin

Prishtinë, 5 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit” pwr TM1 2015, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor dhe Postë Telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privat, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

Numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi, në TM1 2015 është 67 mijë, e që krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2014, vërehet se numri i udhëtarëve është ulur për 26.77%.

Derisa e kundërta ndodh me shfrytëzimin e trenit, si mjet për transportin e mallrave, ku gjatë kësaj periudhe shënon 201 mijë tonw sasi të mallrave, e që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka shënuar një ngritje prej 26.79%.

Numri i fluturimeve në TM1 2015 është 1 269 ose 3% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, TM1 2014.

Numri i udhëtarëve, që e kanë shfrytëzuar aeroplanin, si mjet transporti, në këtë tremujor (TM1 2015) është rreth 295 mijë, ku krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2014) kemi një rritje për 9.09 %.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)