24 Prill 2024

Sindikalistët njoftojnë Zbogarin për keqpërdorimet në RTK

Prishtinë, 4 maj - Kryesia e Sindikatës së Pavarur të RTK-së në përbërje të kryetarit, Fadil Hoxha, nënkryetarëve Flora Durmishi dhe Arsim Halili  dhe anëtarëve të kryesisë  Gani Murtezi e Diana Dani kanë pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Takimi u realizua pasi dy kryesindikalistët Hoxha e Halili u rikthyen në vendin e tyre të punës pas një vendimi absurd të drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala i cili i kishte larguar nga puna, pikërisht në ditën kur kuvendi hapi debatin për problemet e keqmenaxhimit në RTK pas problemeve të ngritura nga sindikata. 

Përfaqësuesit  e Sindikatës shprehën shqetësimin e tyre rreth parregullsive të shumta në RTK përfshirë manipulimet me shifra rreth borxheve në vlera milionëshe, punësimet pa respektuar kriteret e konkursit dhe pa mbulesë financiare, punësimet e familjarëve të menaxhmentit, censurën e ndërhyrjet joprofesionale në punën e gazetarëve dhe redaktorëve si dhe mungesën e kushteve elementare të punës duke filluar prej karrigeve e deri te hapësira për punë.

Sindikalistët njoftuan se sipas raportit të auditorit, RTK deri në fund të vitit 2014 ka 4.3 milion euro borxhe ose rreth 40 % të të hyrave të përgjithshme vjetore. Ata theksuan se shumica e të punësuarve, pagën në RTK e kanë të vetmin burim financiar dhe janë të shqetësuar që për shkak të vështirësive financiare si pasojë e shpenzimeve të pakontrolluara do të mund të mbesin pa paga.

Drejtuesit e Sindikatës theksuan se menaxhmenti i RTK-së është i orientuar kah importi ndërsa hapësira  programore në prime time është e rezervuar për produktet e jashtme televizive të cilat blihen pa tender dhe pa u respektuar ligji për RTK. Ata theksuan se në anën tjetër, RTK ka një staf prej 935 të punësuarve dhe me përvojë të gjatë në të gjitha profilet si ne gazetari, teknik etj.

Sindikalistët theksuan se mbi 60 redaktorë e gazetarë kanë folur publikisht me raste konkrete për censurë, ndërsa menaxhmenti i RTK-së në vend se të merret me shqetësimet e ngritura profesionale është përpjekur t`i etiketojë ata se janë të manipuluar politikisht. Sipas tyre në një rrethanë të tillë dikush duhet të jap përgjegjësi.

SPRTK vlerësoi se gjendja në RTK asnjëherë  nuk ka qenë me e rëndë  dhe  se menaxhmenti aktual , nuk jep shpresë për kthimin e saj në normalitet pasi e ka humbur besimin e punëtorëve të RTK-së.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar falënderoi sindikatën për njoftimin lidhur me gjendjen në RTK duke thënë se në bazë të shqetësimeve të ngritura,  RTK ka probleme të mëdha të cilat duhet të zgjidhen. Ai tha se këto probleme do t`i adresojë edhe tek menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)