29 Mars 2024

Thaçi fton luksemburgasit për investime në Kosovë

Luksemburg, 4 maj - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Luksemburg, është takuar edhe me ministrin për Siguri Sociale, i cili është njëherësh ministër për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare dhe ministër për Sport, Romain Schneider.

Zëvendëskryeministri Thaçi falënderoi ministrin Schneider për mbështetjen zemërgjerë që Luksemburgu po i jep Kosovës në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës, që kapë shumën e përgjithshme prej 70 milionë euro deri më sot.

Thaçi dhe Schneider diskutuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve.

“Kosova ofron një klimë të favorshme me shumë lehtësira për investitorët e huaj. Ftoj investitorët luksemburgas që të investojnë në Kosovë në të gjithë sektorët ekonomikë”, i ka thënë Thaçi ministrit Schneider.

Thaçi është shprehur se mbeten për t’u ratifikuar disa marrëveshje mes Kosovës dhe Luksemburgut, siç janë ato për sistemin e ujit për rajonin e Mitrovicës dhe projekte në fushën e shëndetësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)