16 Prill 2024

“AL-Petrol”-i dënon punëtorët e vet

Prishtinë, 3 maj - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë (SPEVZ) ka bërë me dije se kompania “AL-Petrol” i dënon punëtorët e vet kur gjobitët për moslëshim të kuponit fiskal, edhe pse, sipas Nenit 119, pika e 8 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, secili person është i obliguar t’i paguajë tatimet dhe kontributet e tjera të parapara me ligj.

Ai ka treguar se kompania “AL-Petrol” i dënon punëtorët edhe atëherë kur ata janë në gjumë. “Barrën e pagesës së dënimit prej mbi një mijë eurosh nga Inspektorati i Punës, për moslëshim të kuponit fiskal, e kanë bartur punëtorët. Rasti ka ndodhur në Podujevë. Kompania ishte gjobitur, ndërkaq gjobën të ndarë në rata e kishin paguar për tre muaj më radhë tetë punëtorët e kompanisë, e jo pronari”, është shprehur Azemi. Ai ka bërë me dije se këtë rast ia kishte përcjellë Nenad Rashiqit, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. “I kam thënë se punëtorët e sektorit privat po dënohen edhe atëherë kur ata flenë e lëre më kur janë në proces të punës”, ka deklaruar ai.

Azemi ka theksuar se i kujtohet kur rastin e pati lajmëruar në sindikatë një punëtor, por nuk kishte lënë asnjë dokument nga frika se do ta largonin nga puna siç kishin bërë me kolegun e tij. “Punëtori ka ardhur te ne por, fatkeqësisht, s’ka guxuar ta lë një dokument, sepse veçse ishte larguar një koleg i tij nga puna. Unë i di personat që janë dënuar me emër dhe mbiemër. Tek ‘Al-Petroli’ kemi ende vërejtje sepse një pjesë e madhe e punëtorëve punojnë pa kontrata pune. Ne kemi shkuar dhe kemi kërkuar t’u bëhen kontratat e punës, por ka qenë e njëjta situatë”, ka thënë kryetari i SPEVZ-it, Jusuf Azemi.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)