24 Prill 2024

Nushi: "DEMOS: parasheh fuqizimni e Bashkësive Lokale

Prishtinë, 27 prill - Drejtori i Drejtorisë së Administratës Komunale, Muhedin Nushi sot u takua me përfaqësuesit e HELVETAS Swiss Intercooperation - projekti DEMOS, për të diskutuar lidhur me plotësimin dhe ri rregullimin e rregullores për Bashkësitë Lokale të Komunës së Prishtinës.

Përfaqësuesit e HELVETAS Swiss Intercooperation - projekti DEMOS, u shprehën të gatshëm që ta përkrahin Komunën e Prishtinës lidhur me krijimin e kushteve optimale për punë të Bashkësive Lokale.

Në kuadër të këtij takimi, u dakord që së bashku me Drejtorinë e Urbanizmin dhe Drejtorinë e Kadastrit të definohen kufijtë administrativ të çdo bashkësie lokale, si dhe kriteret përcaktuese për formimin e një bashkësie lokale të re.

“Në kuadër të reformave të administratës, qeverisja e kryetarit Ahmeti mbetet e përkushtuar edhe në fuqizimin e Bashkësive Lokale.  Planifikohet që në të ardhmen Bashkësitë Lokale të ndahen në 42 zona kadastrale, ndërsa pjesa urbane e qytetit do të ndahet në nënzona në mënyrë që të fuqizohen Bashkësitë Lokale, si dhe të ketë shtrirje territoriale sa më gjithëpërfshirëse.

Lidhur me këto propozime do të njoftohen edhe përfaqësuesit e subjekteve politike, shoqëria civile si dhe planifikohet që të mbahet edhe diskutim me të gjithë kryetarët e Bashkësive Lokale, në mënyrë që edhe ata të kontribuojnë lidhur me plotësimin e rregullores aktuale të Bashkësive Lokale, e cila është në fuqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)