29 Mars 2024

Mbretëria e Bashkuar vazhdon mbështetjen për FSK-në

Prishtinë, 27 prill - Ministri i FSK-së Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në takime të ndara ambasadorin e ri të  Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës zotin Ruairi O’Connell.

Ministri i FSK-së Haki Demolli i shoqëruar edhe nga zëvendësministri Fadil Gashi, priti sot  në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar zotin Ruairi O’Connell i cili shoqërohej edhe nga atasheu ushtarak i Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë nënkolonel Richard Parry, dhe drejtori i  Ekipit Këshillues të NATO-s (EKN) në MFSK zoti Dominic Braitwait.

Ministri Demolli pas urimit për emërimin  në detyrën e ambasadorit në Kosovë, zotit Ruairi O’Connell i shprehi falënderimet për bashkëpunimin e thellë dhe dinamik që ka ekzistuar në mes MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, duke  vlerësuar lartë ndihmën e madhe që është dhënë në trajnimin dhe shkollimin e oficerëve të lartë të FSK-së në akademitë ushtarake elitare të Mbretërisë së Bashkuar si dhe me dërgimin e grupeve të instruktorëve ushtarak në Kosovë për të bashkëpunuar me FSK-në.

Gëzon fakti se i gjithë ky bashkëpunim zhvillohet mbi Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar të nënshkruar që në vitin 2009, e që ishte nënshkrimi i parë i një Memorandumi Bashkëpunimi i  MFSK-së  me një ministri të mbrojtjes.

Po ashtu ministri Demolli e njoftoi zotin ambasador edhe me zhvillimin e procesit për transformim e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), si dhe veprimet e kryera nga MFSK deri me sot që janë të nevojshme për këtë transformim, me objektiv të përhershëm për anëtarësim në NATO.                                                                 

Nga ana e tij ambasadori Ruairi O’Connell, shprehi gatishmërinë  për të vazhduar bashkëpunimin.

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama në takimin që pati me ambasadorin Ruairi O’Connell, fillimisht e uroi për emërimin në detyrën e re të ambasadorit të Mbretërisë së bashkuar në Kosovë. Komandant Rama e njoftoi ambasadorin nga Mbretëria e Bashkuar për fazën e  aktiviteteve  të FSK-së, bashkëpunimin me NATO-n dhe bashkëpunimin e mirë me ushtritë e shteteve të rajonit.

Ai falënderoi kontributin e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar në trajnimin e oficerëve dhe ushtarëve të FSK-së, qoftë përmes trajnimeve në Mbretërinë e Bashkuar, qoftë përmes  instruktorëve që vijnë në FSK, dhe sidomos ai çmoi lartë pjesëmarrjen në ushtrime fushore të përbashkëta. Komandant Rama po ashtu foli edhe për përgatitjet dhe planifikimet e kryera për nevojat e transformimit të FSK-së në FAK, duke u angazhuar çdo herë se FAK do të jenë forcë për të mirë dhe  në shërbim të sigurisë së rajonit dhe me gjerë.

Nga ana e ti ambasadori Ruairi O’Connell përgëzoi komandant Ramën për arritjet e deri tashme në ngritjen e strukturës së FSK-së. Ai e vlerësoi si një e arritur e përbashkët, që Kosova nga konsumues i sigurisë po transformohet në eksportues të sigurisë përmes bashkëpunimit me ushtritë e rajonit  dhe me NATO-n. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)