29 Mars 2024

OEK kërkon kompletimin e bordeve të ndërmarrjeve publike

Prishtinë, 27 prill - Duke përcjellë me vëmendje rrjedhat e tërësishme politike dhe ekonomike ne vend Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson si shume  te rëndësishme kompletimin e bordeve te ndërmarrjeve publike dhe agjencive te pavarura.

“Kompletimi sa me i shpejte i bordeve te ndërmarrjeve publike dhe agjencive te pavarura duhet te jete prioritet për Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës se Kosovës. Konsiderojmë se kjo do ti kontribuonte avancimit te punës se NP dhe njëkohësisht zgjidhjen e shume çështjeve te cilat drejtpërdrejtë varen nga bordet e agjencive te pavarura.\"

\"Gjithashtu angazhohemi qe ne borde te përzgjidhen njerëzit me kualitet te larta morale dhe profesionale te cilët do te ishin garanci për punën e suksesshme te tyre”, tha kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu, duke kërkuar njëkohësisht de politizimin e bordeve.

Kreu i OEK-ut konsideron se në borde duhet të janë edhe përfaqësuesit e biznesit, posaçërisht atij privat te cilët janë nder kontribut dhënësit me te mëdhenj te vendit.

Kjo gjithashtu, sipas Gërxhaliut do te bënte te mundur dhe do te ishte kontribut ne forcimin e partneritetit publiko privat për te cilin aq shumë po flitet në shoqërinë tone.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)