25 Prill 2024

Mustafa: Serbia duhet të jap përgjigje për zhdukjen e njerëzve tanë

Prishtinë, 27 prill - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Ditën Kombëtare të Pagjeturve, tha se për familjarët, por edhe për Kosovën, janë shumë vite të ditëve të ankthit dhe të pritjes për më të dashurit e tyre.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Mustafa thotë se “Serbia duhet të jap përgjigje për zhdukjen e njerëzve tanë, për krimet monstruoze që forcat ushtarake e paramilitare të saj i kryen në Kosovë’.

Ata që bënë krime, sipas Mustafës, duhet të dalin para drejtësisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të shfrytëzojë të gjitha institucionet ndërkombëtare për të kërkuar zbardhjen e të pagjeturve, kthimin e tyre dhe dorën e drejtësisë ndaj kriminelëve”, shprehet Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)