23 Prill 2024

Deri më 31 mars, janë shitur 8.6 milion smartfonë Lumia

New York, 27 prill - Kompania Microsoft njoftoi se deri më 31 Mars, janë shitur 8.6 milion smartfonë Lumia, 18% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Microsoft njoftoi se deri më 31 Mars, janë shitur 8.6 milion smartfonë Lumia. Kjo është një rritje me 18 % krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Të ardhurat nga telefonët arritën në 1.4 miliard dollar këtë tre mujor ose e thënë ndryshe një rënie me 16 % krahasuar me një vit më parë. Microsoft gjithashtu shiti 24.7 milion telefonët të tjerë që nuk i përkasin linjës Lumia. Sipas kompanisë, telefonët e thjeshtë vazhdojnë akoma të jenë tërheqës për disa tregje.

Edhe pse kompania shiti 8.6 milion Lumia, realisht kemi të bëjmë me një rënie kur bëjmë krahasimin e me tre mujorin paraardhës ku janë shitur 10.5 milion. Asnjë lajm të mirë nga platforma Windows Phone ku të ardhurat ranë me 16 %.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)