28 Mars 2024

Gecaj takohet me Ministrin për Çështjet Vendore, Bled Çuçi

Prishtinë, 24 prill - Zëvendësministri Bajram Gecaj ka pritur në takim delegacionin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në krye me Ministrin e Shtetit për Çështjet  Vendore të Shqipërisë ,z. Bled  Çuçi, Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi  dhe Deputetin e Kuvendit të Shqipërisë z. Bashkim Fino.

Në këtë takim është vlerësuar bashkëpunimi i deritashëm midis ministrive dhe mekanizmave të pushtetit lokal matanë e këndej kufirit dhe është diskutuar për aktivitetet e radhës midis dy vendeve në fushën e vetëqeverisjes  lokale.

Në mënyrë të veçantë është trajtuar bashkëpunimi ndërkufitar midis vendeve në kuadër të Programit IPA të Bashkimit Europian, shkëmbimit të përvojave në fushën e reformave lokale dhe në stimujt e mundshëm për zhvillim ekonomik lokal në mënyrë të veçantë përgjatë brezit kufitar.

Ministri i Shqipërisë z. Bled Çuçi ka informuar në detje  z. Gecaj lidhur me reformat e ndërmarra kohëve të fundit në Shqipëri dhe janë diskutuar edhe përvojat në administrimin e implementimit në dy vendet tona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)