16 Prill 2024

MPJ organizon trajnim për diplomaci ekonomike

Prishtinë, 22 prill - Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Republikës së Kosovës nesër fillon trajnimin treditor kushtuar diplomacisë ekonomike.

Trajnimi mbahet për zyrtarë dhe diplomatë të MPJ-së, të cilët janë të angazhuar me çështje ekonomike.

Përveç diplomatëve nga ambasadat e Republikës së Kosovës në rajon, janë ftuar edhe përfaqësues nga katër konsullata si dhe nga ambasada në disa vende evropiane me të cilat Kosova ka më shumë bashkëpunim ekonomik.

Trajnimi është dizajnuar në bashkëpunim me departamentin përkatës të MPJ-së.

Gjatë tri ditëve të seminarit do të trajtohen çështje teorike lidhur me rëndësinë e diplomacisë ekonomike si dhe aspekte praktike të bashkëpunimit të diplomacisë me ekonominë e Kosovës.

Për këto çështje do të ligjerojnë ekspertë ndërkombëtarë, profesorë e diplomatë me përvoje si dhe zyrtare nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga komuniteti i biznesit.

Akademia Diplomatike synon që përmes këtij trajnimi zyrtarët dhe diplomatët e MPJ-së të përfitojnë nga përvojat e ekspertëve të huaj, të shqyrtojnë eksperiencat e deritashme në diplomacinë ekonomike si dhe orientimet e mëtejme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)