24 Prill 2024

Komisioni miratoi Raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil

Prishtinë, 21 prill - Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC)  për vitin 2014, ishte temë e debatit të sotëm në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, të kryesuar nga Visar Ymeri,  zv. kryetar i Komisionit.

Gjatë shqyrtimit të këtij raporti, në mbledhje ishte i pranishëm edhe drejtori i AAC-së, Dritan Gjonbalaj. Ai fillimisht i njoftoi anëtarët e Komisionit për misionin dhe vizionin e AAC-së.

Drejtori i AAC-së Gjonbalaj, u shpreh se ky institucion i ka vënë vetes mision që  të mbajë sa më lart nivelin e standardeve të sigurisë në Kosovë në fushën e aviacionit civil. Për të arritur këtë standard, tha ai,  është i domosdoshëm bashkëpunimi edhe me mekanizmat e tjerë shtetëror, ndërsa sqaroi se ai bashkëpunim është i nivelit të kënaqshëm.

Duke folur për aktivitet e vitit të kaluar, Gjonbalaj vuri në pah numrin e kontrollimeve në trafikun ajror, numrin e licencave të lëshuara për pilotët e fluturakeve të vogla, si dhe numrin e ankesave të trajtuara, për të cilat tha se arrijnë në 137.

Duke paraqitur të arriturat e AAC-së, Gjonbalaj vuri në spikamë edhe Raportin e Progresit të KE-së, i cili vlerëson lartë punën e këtij institucioni. Duke folur për sfidat e AAC-së, ndërkaq, ai theksoi pakësim për 14 % të numrit të udhëtarëve gjatë vitit të kaluar.

Për këtë, Gjonbalaj numëroi një varg faktorësh, të cilët sipas tij janë: moti i lig gjatë sezonës së dimrit në vitin 2014, subvencionet që Maqedonia iu ka ofruar kompanive të huaja që operojnë në aeroportin e saj, bankrotimi i kompanisë ajrore” Bell Air”, si dhe realizimi i udhëtimeve me makina nga ana e bashkë atdhetarëve, të cilët pushimet verore i kalojnë në Kosovë.

Në vijim të paraqitjes së tij, ai njoftoi edhe për hapësirën e lartë ajrore të Kosovës. Kjo hapësirë, tha ai, deri më tani është kontrolluar vetëm nga NATO-ja, ndërsa Kosova nuk ka pasur qasje në të. Por, njoftoi ai, që nga viti i kaluar, kjo hapësirë i është kthyer Kosovës, ndërkaq, për kontrollimin e plotë të saj është i nevojshëm vendimi i Këshillit të NATO-s.

Pas kësaj, anëtarët e komisionit shtruan pyetje lidhur me raportin e paraqitur nga drejtori i AAC-së, për të cilat edhe morën përgjigjet.

Në vijim, kryesuesi e hodhi në votim raportin, ndërkaq komisioni unanimisht e përkrahu atë.

Në vijim të mbledhjes, komisioni shqyrtoi edhe  Raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të  Ligjit për investimet e huaja. Këtë raport, si dhe rekomandimet lidhur me të  i paraqiti deputeti, Besim Beqaj. Pas shqyrtimit të tyre, komisioni e miratoi Raportin, i cili do të procedohet tutje për shqyrtim edhe në mbledhje plenare të Kuvendit.

Në fund të mbledhjes, ndërkaq, deputeti Blerim Grainca, njoftoi për kërkesën e shoqatës së naftëtarëve, të cilët kanë shprehur nevojën e një takimi me anëtarët e komisionit. Lidhur me këtë, komisioni do të vendosë në një nga mbledhjet e radhës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)