20 Prill 2024

Plevneliev garantoi mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën

Prishtinë, 21 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryetari Veseli dhe presidenti Plevneliev biseduan për raportet shumë të mira që Kosova dhe Bullgaria kultivojnë ndërmjet tyre në të gjitha nivelet e bashkëpunimit institucional dhe njëherësh vlerësuan se kjo traditë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, i shërben paqes, sigurisë dhe demokratizimit të rajonit.

Bashkëbiseduesit folën për një rajon të çliruar nga paragjykimet dhe animozitetet e së kaluarës, si dhe për krijimin e një hapësire e cila siguron në mënyrë të lirë qarkullimin e njerëzve, ideve, mallrave dhe investimeve të përbashkëta.

Kryetari Veseli e falënderoi presidentin bullgar për vizitën e tij në Kosovë dhe vlerësoi eksperiencën e Bullgarisë në procesin e integrimeve, nga e cila Kosova mund t’i mësojë gjithçka.

Nga ana e tij, presidenti i Bullgarisë, Plevneliev, falënderoi kryetarin Veseli dhe institucionet e Kosovës për pritjen e ngrohtë që iu bë gjatë vizitës dhe njëherësh garantoi mbështetjen e shtetit të tij për perspektivën e shpejtë euro-atlantike të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)