19 Prill 2024

Fillon shënimi i ‘Javës për Personat e Pagjetur’

Prishtinë, 21 prill - Me përkrahjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, dhe Shoqatat Familjare të Personave të Zhdukur,  organizojnë shënimin e ‘Javës për Personat e Pagjetur’.

‘Java për Personat e Pagjetur’, organizohet në vigjilje të shënimit të 27 Prillit – Dita e të Pagjeturve të Kosovës.  

Këshilli Organizativ, ka përpiluar agjendën e aktiviteteve, që fillojnë nga sot, më 21 prill 2015, deri më 27 prill 2015,  më qëllim të sensibilizimit dhe informimit të drejtë të opinionit vendor dhe ndërkombëtar, mbi procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, gjatë luftës në Kosovë.

Agjenda për shënimin e ‘Javës së të Pagjeturve’ :

21.04.2015 , duke filluar nga ora 11:00, Hotel ‘Sirius’

- Tryezë Diskutimi, dedikuar çështjes së personave të pagjetur ;


22.04.2015, duke filluar nga ora 11:00

- Homazhe dhe vizita në Prekaz ; Mitrovicë ; Vushtrri ;
 

23.04.2015, duke filluar nga ora 11:00

- Homazhe dhe vizita në Raçak; dhe Kaçanik ;
 

24.04.2015, duke filluar nga ora 11:00

- Homazhe dhe vizita në Suharekë;  Krushë e Vogël ; Krushë e Madhe ; Malishevë ;
 

25.04.2015 , duke filluar nga ora 11:00

- Homazhe dhe vizita në Klinë, Pejë ; Deçan ;
 

27.04.2015,

duke filluar nga ora 10:00

- Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dedikuar çështjes së personave të pagjetur

- Zbulimi i Përmendores ‘ATYRE QË NA MUNGOJNË’

ora 13:00

-Homazhe në Mejë, të Gjakovës

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)