28 Mars 2024

Pse opozita nuk i kontestojë zgjedhjet e Qershorit

Shkruar nga Kushtrim Gashi

Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit në një raport të saj, zgjedhjet i vlerëson si transparente, të organizuara mirë, një hapë përpara në kosilidimin e demokracisë.

Zgjedhjeve të qershorit ju dha një notë shumë e lartë si nga akteret brenda dhe jashtë Kosovës.

Në njerën anë, opozita duke i parë këto vlerësime kaq pozitive sidomos nga faktori ndërkombëtar nuk pati guxim që të bëj kontestimin e rezultateve të zgjedhjeve.

Ndërsa në anën tjetër, të gjithë humbësit u bashkuan një ditë pas zgjedhjeve, duke krijuar një bllok që me të vërtetë e bllokojë Kosovën për muaj të terë.

Këto dy arsye bënë që zgjedhjet të mos kontestohen nga kampi opozitar në vendin tonë.

Përpjekjet e këtij blloku nuk rezultuan të suksesshme edhe pse gjatë terë këtyre muajve orvateshin nga zyret e njërës parti në tjetrën të bënin marrëveshje për ndarje postesh.

Presioni ndërkombëtar bëri që ti vijë fundi kësaj bllokade politike, duke u formuar kështu edhe institucionet.

Kryeminstrit aktual duke iu munguar përvoja në qeverisje dhe në udhëheqjen e qeverisë, qysh në start bëri disa gabime e që i shfrytëzoj opozita me të drejtë edhe me anë të protestave.

Opozita ftojë qytetarët në protesta dhe në vend që ti kanalizonte pakënaqësitë në çështje konkrete dhe të prekshme për interesin e qytetarëve, ajo përdori qytetarët për interesa dhe përfitime partiake.

Kështu protestat u shndërruan në dhunë që nuk sollën asgjë të mirë për qytetarët, pos poena politik për liderët e opozitës.

Liderët opozitar nuk u dorëzuan, prapë me 18 prill protestë ftuan! Kauza e tyre ishte shkapja e shtetit ama për çudi këtë e kërkonin vet kapësit e shtetit.

Imagjinoni kur Fatmir Limaj flet për kapjen e postës e të RTK-së, ah vëllezërit e motrat i punojnë në RTK e PTK.

Imagjinoni kur VV flet për kapjen e agjencive të pavarura, ah bordet e ndërmarrjeve publike në Prishtine janë të kapura nga vetëvendosje!

Imagjinoni kur kreret e AAK-së flasin për kapjen e RTK-së, ah familjaret e liderit të kësaj partie punojnë në RTK.

Imagjinoni kur Albin Kurti fliste kundër UNMIK-ut, ndërsa babai i punonte në UNMIK.
Imagjinoni, çmimi i rrymës është rritur në tetor të vitit të vitit 2014, ndërsa opozita bënë protesta kundër ngritjes së këtij çmimi në prill të vitit 2015.  

Imagjinoni kur VV flet për demokraci, ndërsa Ajnishahe Halimi merret në pyetje si në polici.
Imagjinoni deri këtu ka arrit shkalla e solidaritetit në Kosovë, ku milioneret flasin në emër të të varfërve.
 
Se cila është fuqia e tri partive opozitare në Kosovë, tregojë numri i pjesëmarrësve në ketë protestë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)