19 Prill 2024

BQE: Hyjmë në ujëra të panjohura nëse Greqia nuk shlyen borxhin

Frankfurt, 19 prill - Guvernatori i Bankës Qendrore të Evropës, Mario Draghi në një konferencë shtypi mbajtur në Uashington me rastin e konferencës vjetore të FMN-së paralajmëron se shtyrja e pagesës së borxhit të Greqisë, mund ta çojë në krizë eurozonën.

“Eurozona mund të goditet nga kriza”, është ky qëndrimi i Guvernatorit të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, teksa ka komentuar për dy këstet e borxhit grek, të cilat Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i pret së shpejti nga Greqia.

Duke folur në një konferencë shtypi të mbajtur në Uashington me rastin e konferencës vjetore të FMN-së, Draghi tha se \"shtyrja e zgjidhjes së krizës me siguri futet në ujëra të panjohur\".

Greqia në javët e ardhshme duhet të paguajë dy këstet më të mëdha të borxhit; 186 milion euro më 6 maj dhe 797 milion euro më 12 maj. FMN-së refuzoi kërkesën e Greqisë për zgjatje të periudhës së shlyerjes së borxheve.

I pyetur nëse Greqia do të jetë në gjendje për të përmbushur detyrimet e saj financiare, Draghi tha se nuk dëshiron të mendonte rreth kësaj. \"Udhëheqësit grekë kanë përsëritur deklaratat se do të përmbushin obligimet e tyre\", - tha guvernatori i Bankës Qendrore Evropiane.

Zyrtarët grekë dhe të Eurogroupit do të takohen sërish më 24 prill për të diskutuar reformat ekonomike të propozuara nga Athina e zhytur në borxhe.

Grupi i kreditorëve i përbërë nga 19 vende anëtare duhet të dakordohet për listën e reformave në qoftë se Greqia paguan këstin e ardhshëm prej 7.2 miliard euro, ashtu siç ishte zotuar qeveria e mëparshme për vitin 2010.

Tani për tani, qeverisë greke po i mbarojnë fondet për funksionimin normal të Bankës Shtetërore dhe shërbimeve publike deri në fund të prillit. Bankat në vend janë në varësi të plotë të kredive emergjente nga Banka Qendrore Evropiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)