24 Prill 2024

Rama: Bashkimi është një gjë e pashmangshme

Tiranë, 18 prill - Kryeministri, Edi Rama në një intervistë për “Sky News Arabia”, ka sqaruar edhe njëherë qëndrimin e tij mbi çështjen e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Kam thënë që bashkimi është një gjë e pashmangshme dhe besoj se kjo do të ndodhë në Evropë”, është shprehur Rama.

Kryeministri i Shqipërisë nga ana tjetër ka përmendur edhe opsionin e dytë. “Rruga tjetër është e mundur nëse Evropa nuk ndërhyn në llogaritë strategjike të vendeve të Ballkanit dhe të ndryshojë pamjet e rajonit”, tha ai.

Deklarata identike e shprehur nga Rama gjatë një interviste të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi solli reagimin e ndërkombëtarëve dhe të Serbisë.

Thaçi gjatë një vizite në Zagreb, tha se deklarata nuk ishte një kërcënim për BE-në dhe se qëndrimi i Ramës ishte keqinterpretuar. “Në asnjë moment nuk është folur për mundësinë e bashkimit kombëtar apo të ndryshimit të kufijve”, tha Thaçi duke shtua se bëhet fjalë për ndjekjen e modelit evropian për lëvizjen e lirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)