28 Mars 2024

Shkollat profesionale në Prishtinë do ta kenë model sistemin zviceran

Prishtinë, 18 prill - Komuna e Prishtinës është duke synuar që të rrisë interesimin e nxënësve për shkollat e mesme profesionale duke ua mundësuar atyre edhe praktikën nëpër kompani të ndryshme.

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci është ka vizituar shkollat e mesme profesionale në Zvicër ku interesimi për to është 70% e për gjimnaze 30%.

Nagavci ka thënë se modeli zviceran është më i miri i këtij lloji dhe se në Prishtinë një pjesë e tij do të mund të zbatohej. Sipas saj, me hapjen e Qendrës për Këshillim në Karrierë do të punohet fillimisht në përmirësim të imazhit të këtyre shkollave dhe pas kësaj, për çdo vit, synohet punësimi i 500 nxënësve që do ta zhvillonte ekonominë lokale. 

Delegacioni nga Komuna e Prishtinës u mbështet nga projekti “Enhacing Youth Emplyment”, i organizatës zvicerane Helvetas Sëiss Intercooperation.

Ndër vizitat e bëra, grupi ka takuar edhe shumë nxënës shqiptarë të cilët kanë ndjekur shkollimin e mesëm profesional e që janë punësuar nëpër kompani ndërkombëtare sikurse “IBM”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)