28 Mars 2024

Opozita proteston sot "kundër kapjes se shtetit"

Prishtinë, 18 prill - Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën të përkrahura edhe nga shumë organizata të shoqërisë civile e sindikata do të protestojnë sot kundër asaj që ata e quajnë “kapja e shtetit”.

Shkaqet kryesore që kanë nxitur thirrjen për protestë, sipas tyre, janë dështimi i sistemit të drejtësisë, Gjykata Speciale, shtrenjtimi i energjisë elektrike, fakti që Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të operojnë në Mitrovicën Veriore, çështja dhe statuti i Trepçës etj.

Opozita e bashkuar njoftoi se protesta gjithë popullore do të fillojë në orën 14:00. Krerët e partive pritet të mbajnë nga një fjalim para protestuesve.

Protesta do të fillojë në sheshin “Zahir Pajaziti”, vazhdon drejt Gjykatës Kushtetuese, KEDS-it, pastaj te RTK-ja dhe në sheshin “Skënderbeu”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)