29 Mars 2024

Vetëvendosje: Thaçi e Kuçi kanë kapur drejtësinë

Prishtinë, 17 prill - Lëvizja Vetëvendosje! përmes një aksioni simbolik pranë Ministrisë së Drejtësisë kanë vlerësuar se derisa gjithë qytetarët në Kosovë presin që të ketë zhvillime të reja nga Prokuroria e Shtetit për të ndalur krimin dhe korrupsionin në vend, ndodh krejt e kundërta.
 
Këshilli Prokuroial i Kosovës sipas Vetëvendosjes është kthyer në vendin ku përplasen klanet e interesat mafioze. Aty anëtari kyç dhe me përgjegjësi për këtë gjendje është Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi.
 
Ende sot në Kosovë nuk ka një Kryeprokuror të zgjedhur dhe një këshill prokurorial efikas dhe të vendosur përballë krimit.
 
Në fakt sipas Vetëvendosjes sabotimi i punës së prokurorëve nis prej organeve të hetimit e kryesisht nga drejtuesit e burgjeve të Kosovës, ku sërish përgjegjësi kryesor është Ministri i Drejtësisë.
 
I gjithë opinioni në Kosovë e ka parë se çfarë ndodh me të paraburgosurit VIP në Kosovë, ata bredhin lirshëm dhe koordinojnë lehtësisht deklaratat me dëshmitarët për rastet në të cilat janë të hetuar nga Prokuroria e vendit tonë.
 
Prej këtej sabotohet e pamundësohet njëjtë dhe efikasiteti i Gjykatave për rastet e rënda me natyrë penale. Prandaj prej vitesh ne as kemi dëgjuar për ndonjë rast problematik të hetuar nga Prokurorët tanë e të dënuar nga Gjykatat tona. Edhe pse numër enorm i rasteve janë para duarve të prokurorëve.
 
Për gjithë këto vite, pra pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ku filloi dhe themelimi i institucioneve si Këshilli Prokurorial, Hajredin Kuçi ka qenë dhe ende është personi përgjegjës.

Ai sipas Vetëvendosjeska pasur dhe ende ka ndikimin kryesor në emër të ish kryeministrit Thaçit dhe grupit të tij klientelist e mafioz.
 
Muajt e fundit kemi parë ngjarje të tmerrshme në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe prokurorët kryesor kanë akuzuar për shantazhe dhe grupe e klane brenda këtij Këshilli.
 
\"Për gjithë këto vite teksa Hashim Thaçi dhe tarafi i tij në qeveri, më parë e tash, i kanë deklaratat plot me shtet ligjor e mbrojtje institucionesh, por në fakt haptazi kanë rrënuar mundësinë që në Kosovë të ketë shtet ligjor, institucione të drejtësisë dhe ndëshkim të krimit.\"
 
\"Dostat klientelist dhe mafioz të Hashim Thaçit nëpërmjet Hajredin Kuçit kanë mundur t\'i ikin drejtësisë ende dhe sot, si Ramadan Muja, Xhabir Zharku, Djemtë e Adem Grabovcit, paraburgimi dhe skandali me Sami Lushtakun, leja për t\'u futur në burg dëshmitari në rastin Tolaj.\"

\"Ndërsa me manovra e ndikime kanë dalë të pafajshëm pas stërzgjatje së proceseve të gjitha për vepra penale për vjedhje të parave publike dhe pronave ose për vepra të dobëta, Nexhat Demaku, Bajram Mulaku, Begzad Sinani, Nexhmedin Arifi,Salim Jenuzi të gjitha kryetarë komunash nga PDK\", thekson Vetëvendosje.

 E ndërsa rasti që ende sot vazhdon hetimet e që prej kohësh u zvarrit dhe u bënë përpjekjet maksimale të heshtet është ai i 1.2 milionë eurove të pasaportave ku përgjegjësi kryesor Bajram Rexhepi është vetëm dëshmitar e jo i pandehur.

Qytetarët jo vetëm që duan drejtësi por kanë nevojë për drejtësi. Nuk mund të ketë zhvillim në Kosovë pa drejtësi, e nuk mund të ketë drejtësi me Hajredin Kuçin ministër të drejtësisë.

\"Andaj nesër në ora 14:00 takohemi në sheshin Zahir Pajaziti që të marshojmë e protestojmë paqësisht kundër kësaj kapje që I është bërë drejtësisë e gjithë shtetit të Kosovës.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)