29 Mars 2024

Ministri Hyseni po qëndron në Budvë të Malit të Zi

Budvë, 17 prill - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, po qëndron sot në Budvë të Malit të Zi, për të marrë pjesë në Konferencën ministrore në kuadër të Procesit të Bërdos dhe Procesit për Bashkëpunim të Evropës Jug-Lindore.

Konferenca ka trajtuar çështjet e luftëtarëve të huaj dhe radikalizmit dhe nevojën e bashkëpunimit dhe koordinimit rajonal për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Në fjalën e tij, Ministri Hyseni ka folur për masat që ka marrë Kosova për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

Ai shprehu përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve tjera të Republikës së Kosovës për të luftuar këtë dukuri prej së cilës as edhe një vend në botë nuk është imun.

 Edhe në këtë konferencë ai kërkoi përkrahjen e përfaqësuesve pjesëmarrës për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë policorë, në veçanti INTERPOL dhe EUROPOL, që do t’i mundësonte asaj shkëmbim edhe më efikas të informacioneve me vendet tjerë.

Konferenca e sotme është një prej iniciativave që dalin nga përkushtimi i vendeve të rajonit për forcimin e bashkëpunimit rajonal në luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Po ashtu, në seancën e mëngjesit ministri Hyseni foli edhe rreth temës se migrimit ilegal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)