25 Prill 2024

Ekonomia turke u rrit me 2,9 për qind në 2014

Ankara, 2 prill - Sipas shifrave që ka publikuar Instituti i Statistikave të Turqisë në vitin 2014 ekonomia turke është rritur me 2,9%, ndërsa të ardhurat për frymë kanë shkuar në 10 mijë e 404 dollarë.

Instituti i Statistikave të Turqisë deklaroi shifrat e GDP-së për vitin 2014.

Shifrat e Produktit të Brendshëm Bruto tregojnë njëkohësisht edhe madhësinë e ekonomisë turke.

Vitin e kaluar ekonomia e Turqisë u rrit me 2,9%, duke tejkaluar kështu edhe pritshmëritë, që ishin në nivelin e 2,7%. Ndërsa për tremujorin e fundit të vitit të kaluar rritja ekonomike ishte 2,6%.

Ndërsa Produkti i Brendshëm Bruto (GDP) në vitin 2014 u realizua në 126 miliardë e 70 milionë lira turke (afërsisht 48,5 miliardë dollarë).

Kurse të ardhurat vjetore për frymë vitin e kaluar u rritën në 22 mijë e 753 lira turke (afërsisht 10 mijë e 404 dollarë amerikan).

Shifrat e reja i vlerësoi edhe Ministri i Financave Mehmet Shimshek.

Fillimisht Shimshek vuri në dukje klimën negative në botë, pastaj tha: “me rritjen që realizuam në vitin 2014, në shkallë globale jemi renditur në vendet e para. Presim që panorama në lidhje me rritjen ekonomike në vitin 2015 të marrë shtysë me stabilitetin politik që do të konsolidohet pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit”.

Gjithashtu kanë dalë edhe shifrat lidhur me tregtinë e jashtme të muajit shkurt.

Në shkurt deficiti i tregtisë së jashtme ra në 10,2% dhe nga 5 miliardë e 186 milionë dollarë që ishte ra në 4 miliardë e 656 milionë dollarë. Vendin e parë në eksportet turke për muajin shkurt e zuri Anglia, kurse në importe Kina. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)