19 Prill 2024

Veseli dhe Levi vizituan vendin ku ishte sinagoga

Prishtinë, 1 prill - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u takua sot me ambasadorin izraelit Yossef Levy, me të cilin edhe vizitoi memorialin e vendosur në vendin ku dikur ka qenë sinagoga e Prishtinës.

Para takimit me ambasadorin izraelit Yossef Levy, së bashku me të vizituam memorialin e vendosur në vendin ku dikur ka qenë sinagoga e Prishtinës.

Në memorien kolektive të Prishtinës ne shohim se hebrenjtë kanë qenë një komunitet i nderuar dhe i respektuar. Sot, këtë trashëgimi është duke e kultivuar Bashkësia hebreje e Kosovës.

Sinagoga hebreje e cila ka qenë në vendin ku është hyrja e Kuvendit, xhamia në vendin ku sot është Teatri kombëtar, Kisha katolike në vendin përballë hotelit Grand, kanë përbërë koloritin shumë fetar të Prishtinës, e të cilat u shkatërruan nga brutaliteti komunist jugosllav.

\"Të vendosura afër njëra tjetrës, këta tre tempuj shprehnin në mënyrën më të mirë shpirtin e tolerancës fetare të Prishtinës dhe gjithë shqiptarëve në përgjithësi\", ka shkruar Veseli në facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)