25 Prill 2024

Ferizajasit mund t’i paguajnë faturat e ujit në Postë

Ferizaj, 1 prill - Që nga sot qytetarëve të regjionit të Ferizajt u është mundësuar të paguajnë faturat e ujit në të gjitha zyrat postare të Postës së Kosovës.

Kjo është arritur pas marrëveshjes mes Kompanisë Regjionale të Ujit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni”, Sh.A.  dhe Postës së Kosovës.

Menaxhmenti i të dyja ndërmarrjeve publike është i kënaqur që ka arritur të ofrojë një shërbim të ri sa më afër qytetarëve. Në Komunën dhe regjionin e Ferizajt, Posta ka një rrjet të gjerë të zyrave postare.

Posta e Kosovës është e licencuar për shërbime financiare nga Banka Qendrore e Kosovës.

Posta ka nënshkruar marrëveshje me shumë kompani publike dhe private për kryerjen e pagesave në Postë.

Çdo lloj pagese  që bëhet në institucione tjera financiare ofrohet edhe në Postë, por me provizionin më të ultë në Kosovë ose fare pa provizion, siç është fatura për energji elektrike, etj.

Falë angazhimit dhe përkushtimit maksimal, në zyrat postare në regjionin e Ferizajt  është rritur numri i transaksioneve të shërbimeve financiare jobankare. Kjo rritje në numrin e pagesave tregon se qytetarët e Ferizajt  janë të kënaqur me ofrimin e shërbimeve të Postës së Kosovës.

Menaxhmenti i Postës së Kosovës në Ferizaj fton edhe një herë të gjithë qytetarët  që t’i paguajnë të gjitha faturat në zyrat postare që janë të hapura nga ora 08:00 -21:00.

Në Postë mund të paguhen edhe tatimi në pronë, tatime dhe kontributet për ATK-në, dënimet në trafik, pagesat e studentëve, pagesat e taksave gjyqësore, pagesat për licenca te ndryshme të institucioneve të shtetit, pagesa për dokumente personale, të regjistrimit të automjeteve dhe shërbime tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)