29 Mars 2024

Veseli kërkoi që Izraeli të lëvizë drejt njohjes së shtetit të Kosovës

Prishtinë, 1 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajton, si dhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Levy i përcolli kryetarit Veseli interesimin e vazhdueshëm të qeverisë së tij për zhvillimet në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit, Veseli, ndërkaq, potencoi nevojën që përveç bashkëpunimit në mes dy vendeve respektive, në nivele të ndryshme, Izraeli të lëvizë drejt njohjes së shtetit të Kosovës.

“Përkundër opinionit se ende nuk janë pjekur rrethanat për njohjen nga Izraeli, është e qartë se njohja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka asnjë efekt negativ në interesat gjeopolitike të Izraelit”, vlerësoi kryetari Veseli.

Para takimit, kryeparlamentari Veseli dhe Levy, së bashku vizituan memorialin e vendosur në vendin ku dikur ka qenë sinagoga e Prishtinës dhe vendosën nga një tufë lulesh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)