18 Prill 2024

Bankat dhe kompanitë e sigurimeve turke po zhvillojnë Kosovën

Prishtinë, 31 mars - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,Bedri Hamza ,priti sot në një takim , shkëlqesinë e saj, znj. Songül Ozan, ambasadore e  Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës.

Duke e falënderuar  për kohën e ndarë që të vizitoi Banken Qendrore të Republikës së Kosovës, Guvernatori e njoftoi ambasadoren Ozan  për  zhvillimet ekonomike e financiare në Kosovë, me theks të veçantë për industrinë bankare , industrinë  e sigurimeve  dhe   për sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky sistem .

Më këtë rast Guvernatori përmendi praninë e bankave dhe të kompanive të sigurimeve me kapital turk në Kosovë , të cilat janë duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm në zhvillimet e këtyre fushave.

Poashtu guvernatori potencoi se bazuar në treguesit e   zhvillimeve aktuale , këta  tregues  flasin për një sistem të shëndosh dhe likuid , ka zhvilime pozitive në vazhdimësi në gjithë sektorët.

Ai më tej theksoi edhe  mbështetjen  e bizneseve  nga Turqia , të cilat janë duke dhënë në zhvillimin e ekonomik  me praninë e tyre me theks të veçant në  sektorin bankar dhe atë të sigurimeve.

Guvernatori  potencoi  edhe marrëdhëniet e mira që BQK-ja ka me institucionet homologe turke  si Bankën e Turqisë  dhe autoritetin e pavarur  rregullator mbikëqyrës të Turqisë -BRSA .

Ndërkaq, shkëlqesia e saj , ambasadorja Ozan   shprehu falënderimin e saj  për pritjen  që i’u bë me rastin e kësaj vizite në BQK  dhe  po ashtu e falënderoi Guvernatorin  për informimin gjithëpërfshirës dhe të detajuar për sektorin financiar  si  dhe potencoi rëndësinë e nevojës për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin midis institucioneve përkatëse të Turqisë  dhe Kosovës.

Në fund të dy bashkëbiseduesit u dakorduan edhe për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë midis institucioneve të Kosovës dhe Turqisë.
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)