28 Mars 2024

Për 2 muaj largohen 67 deponi dhe rrënohen 40 objekte

Prishtinë, 31 mars - Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit Xhelal Sveçla mbajti konferencë për media në të ciilën paraqiti punën e inspektoratit të Komunës së Prishtinës në muajt e parë të këtij viti.

Me këtë rast ai veçoi disa nga aktivitetet e rëndësishme të kësaj drejtorie.

“Ju e dini që jemi në një gjendje të jashtëzakonshme sa i përket rrezikshmërisë nga qentë endacak. Kjo është bërë edhe me urdhëresën për mbrojtje nga qentë endacak  të kryetarit Shpend Ahmeti.

Ne i kemi identifikuar të gjitha ato objekte dhe hapësira të cilat potencialisht janë të rrezikshme për shëndetin publik, si në aspektin e mbeturinave e gjithashtu edhe për ato raste që paraqesin shkallë të lartë të rrezikshmërisë të shembjes së objekteve të ndryshme të braktisura. Jo shumë kohë më parë, të gjithë kemi qenë dëshmitar të shembjes së një shtëpie të vjetër në qendër të Prishtinës si pasojë e vjetërsisë me ç’rast i ka zënë dy vetura.  Ka qenë fat që askush nuk është lënduar nga qytetarët, por kjo për ne ka qenë një shtytje që të fillojmë me një aktivitet të ri, i cili edhe ashtu ka qenë i planifikuar më herët”, u shpreh Sveçla.

Drejtori Sveçla tha se janë identifikuar disa objekte të rrezikshme me ç’rast është bërë vlerësimi i rrezikshmërisë dhe janë ndërmarrë masat. Sipas tij, në dy muajt e fundit që nga fillimi i këtij aksioni e deri më tani janë identifikuar dhe rrënuar 14 mure, 26 gërmadha të shtëpive. Përveç këtyre rasteve, janë identifikuar edhe 40 objekte gërmadha të tjera.  Ai u shpreh se objekte të tilla që paraqesin rrezik për qytetarët janë identifikuar në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa tashmë janë realizuar disa aksione të tilla në lagjet “Tophane”, “Kodra e trimave”, zona “Qendër”, etj.

Sa i përket procedurave për rrënimin e objekteve të rrezikshme, drejtori Sveçla tha se sipas afateve të parapara ligjore janë njoftuar të gjithë pronarët e objekteve që kanë paraqitur rrezik për shëndetin dhe sigurinë publike, me kërkesën që ata vet të intervenojnë duke i pastruar dhe ta bëjnë rrethimin e tyre, në mënyrë që mos të krijohen deponi ilegale.

“Kanë qenë dy raste kur pronarët kanë intervenuar, mirëpo në raste të tjera ne kemi hasur në vesh të shurdhër. Në këto rrethana, zakonisht e bëjmë lajmërimin për palën duke e ftuar që të lajmërohet në Drejtorinë e Inspekcionit. Pas kësaj, ne përpilojmë një procesverbal me të ciline  konstatojmë gjendjen dhe ekipi ynë profesional më pastaj merr vendimet e duhura. Dhe në momentin që organizohemi, e bëjmë aktvendimin për rrënim dhe ekzekutohet vendimi për një objekt të rrëzikshëm”, tha Sveçla derisa shpjegonte procedurat e ndërmarrjes së këtyre aksioneve.

Drejtori Sveçla tha se deri më tani është bërë identifikimi i 175 deponive ilegale dhe se prej tyre, 67 deponi veçse janë larguar tashmë, ndërsa pjesa e mbetur planifikohet që të largohet me përmirësimin e motit.

Njëkohësisht, ai falënderoi edhe qytetarët për bashkëpunimin qoftë në identifikimin e objekteve të rrezikshme, deponive ilegale, por veçanërisht për gatishmërinë e tyre që të bashkëpunojnë me Komunën e Prishtinës, duke vënë në dispozicion edhe pronat e private për ndërtimin e trotuareve me qëllim të rritjes së sigurisë së lëvizjes së qytetarëve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)