23 Prill 2024

Greqia të kushtëzohet edhe me njohjen e Kosovës

Shkruar nga Faton Abdullahu

Greqia kërkon ndihmë dhe mirëkuptim edhe më tutje nga Bashkimi Evropian sidomos nga Gjermania. Këto kërkesa nuk janë as të pakta as edhe të lehta për ti përmbushur, përkundrazi janë të kushtueshme dhe kokë qarëse.

Deri më tani në anën tjetër çdo gjë që i kërkohet Greqisë nga ana e Brukselit zyrtarë, është në thelb e karakterit financiar.

 A ka sens që Bashkimi Evropian, në rend të parë Gjermania, t’i kërkoj Greqisë edhe gjëra të tjera në kuadër të reformave dhe ndryshimeve të mëdha ekonomike që i kërkohen asaj ti bëj si premisë e mos përjashtimit të saj nga eurozona.

Në të parë duket se edhe kështu sikundër është, Greqia është e ngarkuar me detyra financiare para vetes, të cilat nuk janë aspak të lehta për ti përmbushur, përkundrazi.

T’i shtohen edhe kërkesa të reja të natyrës gjeopolitike në rajon për ti përmbushur tani, mbase mund të bëhen shumë për një shtet tash sa kohë në hall të madh.

Por ky shtet, me ato që bën edhe me ato që nuk bën, tash sa kohë në rajon, nuk e ka ndihmuar sa mundet demokratizimin e Ballkanit, as nuk e ka lehtësuar  rrugëtimin e tij drejtë BE-së.

A kemi të drejtë të konstatojmë kështu ? Po. Për shembull Greqia vazhdon të mos e abrogoj gjendjen e luftës që ka me Shqipërinë, t’i shkaktoj probleme të pakapërcyeshme Maqedonisë, duke mos e njohur me emrin Maqedoni, të mos e njoh shtetin e Kosovës, të nxitë probleme të kufirit detar gjithashtu me Shqipërinë. Krejt kjo nuk është krejt. Ka edhe diçka tjetër.

Problemet e grekëve me Bashkimin Evropian nuk janë as të reja as edhe vetëm financiare. Ato datojnë më herët dhe janë edhe politike.

Grekëve ju ka shkuar për dore që në raport me BE-në të bëjë diçka që nuk ka qenë as e zakonshme as e mirëpritur. 

E para, anëtare e Bashkimit Evropian është bërë shteti i Qipros (pjesa greke) e cila brenda në BE ka futur një problem të madh (turko –grek) jo vetëm rajonal dhe shumë vështirë të zgjidhshëm, për çka janë penduar shumë zyrtarë të Brukselit dhe e dyta, atë që jo shumë njerëz e dinë, asaj, pra Greqisë i ka shkuar për dore që të bëhet pjesë e eurozonës në BE, vetëm me mashtrime financiare, konkretisht duke falsifikuar bilancin të cilin e kishte sajuar ministri i atëhershëm grek i ekonomisë dhe financave.

Greqia ka kohë që paguan pasojat e një trillimi të tillë financiar dhe vazhdon të jetë në rrezik që të dal nga eurozona.

Konsideroj se në kuadër të pakos me kërkesa për t’i përmbushur jo pak detyra ekonomiko-financiare, Brukseli megjithatë duhet që të gjejë mënyrë që t’i përfshij edhe disa kërkesa tjera jo ekonomike për Greqinë e në rend të parë që të insistoj që, Athina zyrtare ta njoh sa më shpejt që është e mundur shtetin e Kosovës.

Pozita aspak e mirë ekonomiko-financiare e  Greqisë, por jo me fajin e Bashkimit Evropian, rreziku real që të dal nga eurozona ku ka hy me hile, dhe kërkesat e saja të shumta që në thelb janë kërkesa për mirëkuptim dhe ndihma të reja nga BE-ja, me patjetër duhet ta bëjnë atë më të dëgjueshme dhe më bashkëpunuese me Brukselin dhe me Gjermaninë, se sa që ajo ishte deri më tani.

Mbase kjo nuk është e lehtë për shkak se tani në Greqi kemi një qeveri të përbërë prej shumicës majtiste me shumë elemente të ekstremit të majtë, por pozita e Greqisë doemos do ta vetëdijesoj edhe këtë qeveri të ‘sertë’ që të reflektoj realisht.

Në rend të parë për t’ia ditur hallin vetes e më pas të veproj në kuadër të kësaj (pa) mundësie të re që ka në rajon.

Sigurisht se këtë kushtëzim Greqisë, pra për njohjen e Kosovës shtet, më së miri mund t’ia bëj Gjermania si partnerja më e fortë e saj ekonomike dhe si katalizator i vërtetë i Bashkimit Evropian.

Parimisht një kushtëzim të tillë Greqisë në kuadër të organeve dhe mekanizmave ekzistuese të BE-së nuk mund t’i bëhet.

Diçka të tillë nuk mund të kërkoj nga Greqia as Parlamenti Evropian, as Këshilli i BE-së, as edhe Komisioni.

Kjo nuk mund të bëhet përbrenda këtij mekanizmi për shumë arsye. Prandaj këtu është momenti kur duhet të involvohet Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë e pse jo edhe ajo e Maqedonisë.

Deri më tani kjo nuk ka ndodhur dhe konsideroj se ky është një shans i mirë për diplomacinë tonë që duhet të shfrytëzohet.

Duhet të jenë qeveritë tona ato që duhet ta përgatisin si kërkesë me argumente e justifikime të mjaftueshme që ta prezantojnë këtë kërkesa në rend të parë para Gjermanisë konkretisht Kancelares gjermane Merkel e më pas edhe para Brukselit zyrtarë.

Greqia duhet të reflektoj, duhet të bëj ndryshime në qasjet e deritashme që i ka në rajon, për të mos i penguar shtetet e Ballkanit të ecin më lehtë e më shpejtë drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndryshimi i parë kualitativ që duhet të bëjë Greqia është ta njoh Kosovën shtet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)