19 Prill 2024

Devollët synonë të marrin nën kontroll edhe sektorin e naftës

Prishtinë, 31 mars - Pasi e kanë shtrirë monopolin dhe dominimin e tyre, si për shembull në fushën e Terminaleve Doganore, duke privatizuar në mënyrë të dyshimtë Fabrikën e Amortizatorëve apo duke e shtrirë veprimtarinë e tyre në telefoninë celulare, nëpërmes kompanisë ‘Z Mobile’, vëllezërit Devolli ia kanë vërë syrin edhe biznesit të naftës.

Burime nga Shoqata e Naftëtarëve, që kanë folur në kushte anonimiteti, kanë njoftuar se tashmë vëllezërit Devolli po synojnë që të marrin nën kontrollin e tyre edhe sektorin e naftës në Kosovë.

Sipas burimeve ata kanë aplikuar  në MTI për dhënien e një leje pune të Trupave inspektuese dhe një leje pune për laboratorë të analizave të derivateve të naftës.

 Burimi nga Shoqata e Naftëtarëve i ka deklaruar gazetës “Kosova Sot” se kompania \"Devolli\"  tashmë ka aplikuar në MTI për leje pune të një Trupe inspektuese, me kërkesën e emërtimit \"D-Inspekte”.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)