23 Prill 2024

Lista Serbe shton kushtet për t’u kthyer në institucione

Prishtinë, 31 mars - Përfaqësuesit serbë të dalë nga zgjedhjet e fundit aktivitetin e vet vazhdojnë ta ushtrojnë jashtë institucioneve të Kosovës.

Derisa zyrtarë të Listës Serbe kanë shtuar angazhimin e tyre në drejtim të krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në Kuvendin e Kosovës ende nuk ka ardhur një kërkesë e tillë dhe as që është duke u punuar në këtë drejtim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar të hënën se asnjëherë nuk kanë pasur kërkesë për themelimin e këtij asociacioni. Sipas kreut të Kuvendit, ky Asociacion aktualisht është joekzistues.

“Jemi të thirrur që të marrim vendime, të cilat janë me shumicë parlamentare. Kështu që nuk kemi ndonjë kërkesë as që kemi pasur. Do të thotë është inekzistente, dhe nuk e di për arsyet se pse as nuk kemi pasur ndonjë kërkesë të tillë”, ka thënë Veseli të hënën pas mbledhjes së Kryesisë. “Sido që të jetë, çdo vendim yni do të jetë shumë transparent. Do të jetë seanca plenare që vendos, nuk duhet të krijohet asnjë shqetësim për atë çështje. Ne jemi të thirrur të marrim vendime në bazë të interesave të zgjedhësve tanë”.

Ndërkaq, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë në pritje të vendimit të Listës Serbe, që fillimisht t’u kthehen institucioneve për të diskutuar pastaj çështjet tjera. Gazeta ka raportuar një ditë më parë se këtë javë Lista Serbe do të marrë vendim për t’u rikthyer në institucione.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)