25 Prill 2024

Promovohet databaza për fatkeqësitë natyrore

Prishtinë, 31 mars - Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Organizatën e kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNISDR) dhe Agjencinë Zvicerane për Bashkëpunim (SDC), sot promovuan në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Databazën për Fatkeqësitë Natyrore (DesInventar).

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, me këtë rast falënderoi të gjithë akterët që kanë kontribuuar në promovimin e databazëz që mundëson mbledhjen, përpunimin  dhe shpërndarjen e informatave për dëmet që mund të shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore të gjitha llojeve në Kosovë.

Ministri Hyseni theksoi se prezantimi i rezultateve të dhënave të grumbulluara nga fatkeqësitë natyrore është moment i rëndësishëm për Kosovën, për MPB-në dhe për Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave.

“Menaxhimi i emergjencave nga fatkeqësitë natyrore është prioritet, meqë në këtë mënyrë ne po instalojmë një sistem të ri të saktë të sigurtë dhe funksional për sigurinë dhe zhvillimin e vendit, në rrafshin e sigurimit të jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ministri Hyeni.

Në fund ministri Hyseni garantoi se Ministria e Punëve të Brendshme do të mbështesë këtë punë të mrekullueshme dhe do të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve në Agjencinë për Menaxhim Emergjent.

Ndërsa përfaqësuesja e UNISDR për Evropën, znj. Stefani Dannenmann-Di Palma, vlerësoi se ky angazhim sot nuk do të ndodhte pas shumë rezultateve të suksesshme dhe  shumë angazhimeve të shumë agjencive për menaxhimin e emergjencave.  

“Kjo iniciativë nuk është e rëndësishme për të preventuar vetëm fatkeqësitë natyrore në nivel kombëtar, mirëpo për të krijuar sinergji dhe për të zhvilluar një qasje  të koordinuar rajonale për reduktimin  e fatkeqësive natyrore, e cila është në pajtim edhe me politikat evropiane për këtë aspekt. Shpresojmë se me mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së, mund të vrazhdojmë edhe më tej në implementimin e strategjisë kombëtare, e cila është pas kornizës hyrëse për veprim”, theksoi Palma.

Zëvendës-shefja e UNDP-së në Kosovë, znj. Alessandra Roccasalvo, thekoi se UNDP- vazhdon të përkrahë këtë iniciativë dhe duhet të këtë një bashkëpunim të suksesshëm me Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, ngase pa këtë bashkëpunim nuk mund të kemi reagim të duhur dhe një agjenci të mirë. Bashkëpunimi është qenësor  në mënyrë që të kemi një menaxhim të mirë të emergjencave, që do të mundësonte edhe shmangien e humbjeve të jetëve të njerëzve.

Zhvillimi i bazës së të dhënave është përkrahur edhe nga partnerë tjerë siç janë: Fondacioni shkencorë CIMA dhe OSBE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)