25 Prill 2024

Turqia do të vazhdojë të mbështes FSK-në

Prishtinë, 30 mars -  Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama prit në takim Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, të shoqëruar nga Atasheu ushtarak, kolonel Hasan Aydogdu dhe kolonel Gultekin Yarali, Këshilltar Ushtarak i Komandanti të FSK-së.

Gjeneral Rama, pasi e falënderoi Ambasadoren Ozan për vizitën e njoftoj atë mbi zhvillimin e FSK-së, trajnimet, shkollimet dhe stërvitjet që po zhvillohen sipas planifikimeve për këtë vit.

Gjithashtu, Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë e gjithashtu edhe për ndihmën e pakursyer në këtë fushë që po jep Ministria e Mbrojtjes dhe Republika e Turqisë. 

Gjeneral Rama u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit edhe më tutje në të mirë të bashkëpunimit bilateral që kanë Turqia dhe Kosova.

Nga ana e saj, zonja Songul Ozan i uroj gjenerallejtënant Rrahman Ramës, gradimin si dhe emërimin në detyrën e komandantit të FSK-së. 

Zonja Ozan u shpreh se bashkëpunimi, mbështetja si dhe përkrahja do të vazhdoj edhe në të ardhmen për FSK-në. Ajo siguroi gjithashtu se bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura do të vazhdoj me intensitet të njëjte edhe në të ardhmen, në fushat me interes të përbashkët.

Kjo është vizita e parë e zonjës Songul Ozan, Ambasadore e Republikës së Turqisë në FSK, prej që gjenerallejtënant Rrahman Rama është emëruar Komandanti i Forcës së sigurisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)