26 Prill 2024

FMN : Rrritja ekonomike rreth 3 për qind këtë vit

Prishtinë, 30 mars -  Ministri i Financave Avdullah hoti, ka deklaruar se Me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka pasur diskutime të frytshme për gjendjen financiare, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e sektorit financiar dhe të sektorëve të tjerë në ekonomi.

\"Dhe unë në këtë rast e falënderoj shefin e Misionit të FMN-së për Kosovë  Jacques Miniane , si dhe shefin e FMN-së në Kosovë Frank Lajkwik, dhe anëtarë tjerë të Misionit të FMN-së për diskutimet shumë të frytshme dhe për këshilla shumë të dobishme drejt mbajtjes së stabilitetit fiskal në vend”, ka thënë ministri Avdullah Hoti në konferencën e sotme për media me rastin e përfundimit të vizitës së delegacionit të  Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga z. Jacques Miniane.
 
“Fondi Monetar Ndërkombëtar për herë të parë në këtë vit vjen në Kosovë për të kryer këto konsultime në kuadër të artikullit 4-të sipas statusit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Pra  këto janë konsultime të tilla ku misionet realizohen si pjesë e konsultimeve të rregullta (kryesisht vjetore) në kontekst të kërkesës për të shfrytëzuar resurse të FMN-së (huamarrjes nga FMN), si pjesë e diskutimeve të programeve të monitoruara nga stafi, apo si pjesë e monitorimeve të tjera të zhvillimeve ekonomike nga stafi”, shtoi ai.

Ministri Hoti bëri të ditur se “Diskutimet do të vazhdojnë më tutje në Uashington në takimet pranverore të FMN-së, për të biseduar edhe për marrëdhëniet programore që do t’i kemi në kuadër të bashkëpunimit me FMN-në, normalisht duke ju  përmbajtur parimeve gjithmonë që çfarëdo programi i Kosovës me FMN-në do të jetë në përputhje me interesat që ka Kosova për të promovuar fillimisht zhvillimin ekonomik me të cilin jemi pajtuar në parim dhe e dyta për të mirëmbajtur qëndrueshmërinë fiskale të vendit tonë”.

Ndërsa, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza theksoi se “Është një konkludim i përbashkët se sektori bankar në Kosovës është i kapitalizuar mirë, është likuid dhe profitabil.

\"Kemi rritje të aseteve, depozitave dhe kredive. Kreditimi në vitin 2014 ka qenë më i madhi në 3-4 vitet e fundit, pozitive është që edhe normat e interesit janë në rënie edhe pse ende vazhdojnë të jenë të larta dhe se ka hapësirë që këto norma të zvogëlohen, të rritet kreditimi sidomos për sektorin real ku ka vend për përmirësime dhe jemi duke punuar në atë drejtim”.

Ai  gjithashtu shtoi se në përgjithësi kemi të bëjmë me një sistem bankar të shëndoshë dhe me trend pozitiv të zhvillimit.

“Përmirësimet duhet të shkojnë në tri segmente,  në pjesën e institucioneve ku kemi të bëjmë edhe me reformën në sektorin e drejtësisë dhe në akte të tjera nënligjore në përmirësimet nga ana e sektorit real duke përfshirë edhe raportimin financiar si dhe çështjen e kolateralit dhe të ngjashme.

Meqenëse ka hapësirë mbetet që edhe nga ana e Bankave të ketë përmirësim të kushteve të kreditimit dhe zvogëlim të normave të interesit pasi që edhe kreditë janë performuese, tregojnë një stabilitet dhe janë mirë të provizuara rreth 115%”tha Hamza.

Në fund të kësaj vizite, shefi i misionit të FMN-së, Jacques Miniane, falënderoi autoritetet dhe bashkëbiseduesit e tjerë për bashkëpunimin e tyre të shkëlqyeshëm, diskutimet tejet cilësore dhe mikpritjen e ngrohtë.

Ai bëri të ditur se rritja ekonomike në Kosovë ka qenë e arsyeshme dhe në disa mënyra më e qëndrueshme se në shtetet fqinje. Por sipas tij nevojitet një rritje më e shpejtë për të krijuar vende pune dhe për ta ulur varfërinë.

“Autoritetet duhet të bëjnë përpjekje graduale për të ruajtur qëndrueshmërinë fiskale, por këto përpjekje duhet të jenë me fokus në frenimin e shpenzimeve rrjedhëse joproduktive për të krijuar hapësirë për shpenzime prioritare” tha z. Miniane.

Ai shtoi se “ Bankat e Kosovës janë të shëndosha dhe të mbikëqyrura mirë, por duhet të bëhen më shumë përpjekje në përgjithësi për ta rritur qasjen në financa. Një sfidë kryesore për Kosovën në vijim do të jetë rritja e punësimit dhe kapacitetit të prodhimit dhe eksportit të ekonomisë së saj.

Kjo do të kërkojë trajtimin e kostove të larta të fuqisë punëtore si dhe reduktimin e mospërputhjeve të shkathtësive, sigurinë e furnizimit me energji, dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit. Shfrytëzimi më i mirë i financimit nga donatorët do të ndihmonte që të mbështeteshin këto përpjekje”.
 
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga z. Jacques Miniane vizitoi Prishtinën në periudhën 19-30 mars për diskutime konsultuese në kuadër të Nenit IV për vitin 2015, si pjesë e përcjelljes së rregullt të të gjitha shteteve anëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)