28 Mars 2024

Kërkohet themelimi i Këshillit Kombëtar për Kulturë

Prishtinë, 30 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim përfaqësuesit e institucioneve të pavarura të kulturës të cilët e njoftuan Presidenten me zhvillimet e fundit rreth veprimtarive të tyre.

Ata kërkuan mbështetjen e Presidentes Jahjaga për institucionet dhe artistët e pavarur, të cilët për vite të tëra kanë dhënë kontributin e tyre në  zhvillimin e diplomacisë kulturore, duke nënvizuar rëndësinë që këto institucione të pavarura kulturore kanë pasur në pasurimin e mozaikut kulturor të Kosovës.

Ata gjithashtu shprehën shqetësimet e tyre rreth qasjes në fondet publike si mënyrë për të siguruar dhe realizuar veprimtarinë e tyre.

Ndër kërkesat e  tyre kryesore ishte edhe themelimi i Këshillit Kombëtar për Kulturë, si forum gjithëpërfshirës në të cilin do të përfshiheshin institucionet publike të kulturës, ato private si dhe artistët e lirë për hartimin e një strategjie afatgjate të zhvillimit kulturor të vendit.

Presidentja Jahjaga theksoi përkushtimin e saj për avancimin dhe promovimin e mëtejmë në fushën e kulturës të Republikës së Kosovës dhe nënvizoi rëndësinë që kanë në këtë drejtim institucionet e pavarura të kulturës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)