20 Prill 2024

Lista Serbe tetë muaj afat Qeverisë për Asociacionin

Prishtinë, 30 mars - Lista Serbe, e cila zyrtarisht është pjesë e Qeverisë dhe e Kuvendit të Kosovës, pritet që gjatë kësaj jave t’i japë fund bojkotit dymujor.

Burime të afërta me zhvillimet brenda Qeverisë dhe Listës Serbe kanë thënë se të hënën ose të martën serbët do të bëjnë publik vendimin e tyre për t’u rikthyer në institucione, shkruan sot Koha Ditore.

Por, si kompensim Lista Serbe ka parashtruar disa kërkesa, të cilat ndërlidhen kryesisht me Asociacionin e Komunave Serbe. Ato janë trajtuar në takime të shumta që zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë zhvilluar javët e fundit me Listën Serbe.

Një burim i afërt me këto takime i ka thënë gazetës se Lista Serbe ka kërkuar që të bisedohet sa më shpejt për Asociacionin në Bruksel dhe të publikohet statuti i tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)