24 Prill 2024

Ministeriali definoi rrugët dhe hekurudhat për 5 vite

Prishtinë, 28 mars - Ministeriali i djeshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka përcaktuar rrugët dhe hekurudhat që shtetet synojnë t\'i ndërtojnë në pesë vjetët e ardhshëm.

 Një ditë pas Samitit të Ballkani Perëndimor të mbajtur në Prishtinë, ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku, komenton për RTK-në pajtimin për projektet që presin mbështetjen e Bashkimit Evropian.

“Po i kemi definu vijat bazë, që i bie rrugën Tiranë-Prishtinë – Meradre- Nish, edhe austostrada, Prishtinë-Han i Elezit dhe rruga hekurudhurore Han i Elezit-Leshak, këto janë për Kosovën vijat bazë, thsa Zharku.

Kosova nuk ka arritur që të marrë përkrahjen e Shqipërisë për ndërtimin e hekurudhës me Kosovën si dhe Maqedonia nuk ka mundur të zotohet për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë që ishte propozuar më herët.

“Nuk do të thotë se këto projekte që i kemi propozuar do të financohen. Këtu është problemi. Duhet me marr obligim gjetjen e buxhetit për të arritur ndimën e BE-së”, theksoi Zharku.

Ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Ohër para se të takohen në gusht të këtij viti në Vjenë me kancelaren gjermane dhe kryeministrin e Austrisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)