29 Mars 2024

Ministria e Bujqësisë të mbështetë më fuqishëm agrobiznesin

Prishtinë, 27 - Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve i kryesuar nga kryetari Agim Shahini dhe bizneset, kanë takuar ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqin me qëllim të thellimit të bashkëpunimit.

“Bujqësia në vendin tonë viteve të fundit ka shënuar rezultate të rritjes dhe kjo është realitet, por duhet që agrobiznesi të ketë vëmendje dhe përkrahje edhe më të madhe”, tha Agim Shahini, kryetar i AKB-së.

Ai shtoi se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të problemet që hasin  prodhuesit ti adresojnë tek institucionet përkatëse me qëllim që ato të eliminohen. 

Shahini, i tregoi ministrin se si Dhomë Kombëtare Tregtare, kanë dërguar 16 rekomandimet e bizneseve për Qeverinë e Shqipërisë dhe të Kosovës e të cilat pritet të gjejnë zbatim.

“Agrobiznesi, duhet të ketë masa mbështetëse edhe më të mëdha sesa vitet  e kaluara, ku pos subvencioneve, duhet që prodhimet vendore bujqësore edhe të mbrohen nga shteti dhe kjo mbështetje dhe mbrojtje duhet të bëhet në mënyrë ligjore”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së, tregoi se fermerët apo bujqësia  e vendeve të rajonit ka mbështetje shumë më të madhe se fermerët dhe bujqësia vendore.   Ai kërkoi nga ministri që gjatë aplikimit për grante e mbështetje tjetër të ketë lehtësira të dokumentacioneve për fermerët dhe po ashtu këkroi edhe shtyrjen e afatit për aplikim.

“Në Kosovë   tashmë ka edhe mjaft kultura të reja të cilat më parë nuk janë kultivuar dhe të cilat duhet të kenë trajtim më të madh dhe që  të gjithë fermerët të kenë trajtim dhe mbështetje nga shteti jo vetëm disa kultura”, tha kryetari i AKB-së Agim Shahini.

Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, tha se  bujqësia është prioritet ndër prioritet i Qeversisë së Kosovës dhe sivjet buxheti i së cilës është dyfishuar.

“Prodhimtaria bujqësore ka shënuar rritje dhe këtë rritje e ka ndihmuar mbështetja nga ministria për bujqit. Sivjet buxheti është dy fishë më i madhe dhe do të vazhdojmë përkrahjen e fermerëve për kultivimin e të gjitha kulturave dhe kjo mbështetje do të jetë e dobishme si për fermerët ashtu edhe për rritjen e prodhimtarisë bujqësore ”, tha Memli Krasniqi.

Ministri i Bujqësisë, premtoi se do të eliminohen keqpërorimet që kanë qenë më parë dhe asnjëri fermerë që nuk i plotëson kushtet nuk do të përfitoi mbështetje. Do të përkrahen më të mirët.

“Programi do të jetë qind për qind transparent dhe kjo do të bëhet me qëllim të parandalimit të keqpërdorimev\", tha ministri Krasniqi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)