20 Prill 2024

MBPZhR-ja do ta rrisë mbështetjen për bletarinë si sektor me potencial

Prishtinë, 27 mars – Bletaria është një sektor me potencial dhe i rëndësishëm në Kosovë dhe për këtë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po e rritë në vazhdimësi mbështetjen financiare, por edhe në aspekte të tjera lehtësuese për prodhim, përpunim dhe marketing të mjaltit.

Kështu ju tha sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi drejtuesve të Lidhjes së Bletarëve të Kosovës.

Ministri Krasniqi i informoi ata me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015 dhe me Programin për Pagesa Direkte. Në të dy këto programe, tha ai, është përfshirë mbështetja për bletarët. Ministri shtoi se edhe kriteret janë më lehtësuese dhe më konkrete e që garantojnë më shumë rezultat.

Ai tha se në të ardhmen mbështetja do të rritet dhe diskutoi me bletarët për sfidat që kanë, duke thënë se bashkërisht do të tejkalohen. Shoqatat e fermerëve tha ai, do të jenë partnerë të përhershëm në hartimin e politikave të ministrisë, me qëllim të zhvillimit më të shpejtë dhe më cilësor. Transparenca dhe efikasiteti në implementimin e programit, tha ministri, do të jenë prioritet kryesor gjatë gjithë këtij mandati.

Nga ana tjetër, sekretari i Lidhjes së Bletarëve, Qerim Ramadani e falënderoi ministrin për mbështetjen e vazhdueshme që MBPZhR-ja ka dhënë për ta. Ai tha se ky sektor ka potencial dhe po zhvillohet çdo vit, falë edhe përkrahjes së shtetit.

Ramadani dhe përfaqësuesit tjerë të Lidhjes së bletarëve thanë se kanë ende sfida, por premtuan se do të jenë partnerë të MBPZhR-së që këto sfida të tejkalohen dhe politikat programore për bujqësinë në përgjithësi të avancohen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)