20 Prill 2024

Ambasadorit, Akan Ismajli i licencohet kompania e sigurimeve

Prishtinë, 27 mars - Ambasadori i Kosovës në SHBA, Akan Ismajli dhe Bujar  Musa, pasi kanë mbyllur “Fundway  Mortgages” L.L.C, kanë regjistruar në ARB kompaninë e sigurimeve “SCARDIAN” J.S.C\", me numër regjistrimi 710 55124, me numër fiskal 60,1108386, me numër të certifikatës 330230483, me pronar “Fundway’ L.L.C”, dhe me drejtorë Bujar Musa, Abdulla Agushi,  Arian Zeka, Artan  Lahaj dhe Mahmut Ismaili

Me një skenar të dirigjuar, në mënyrë rigoroze, ambasadori i Kosovës në SHBA, Akan Ismajli dhe Bujar Musa, janë bërë pjesë e një loje të themelimit dhe regjistrimit të kompanive të ndryshme me qëllim të vetëm përfitimin.

Në këtë mënyrë, por edhe me lidhjet me politikën, ata kanë mundur të licencohen nga BQK –ja si kompani sigurimesh, natyrisht dhe me lidhjet që kanë në këtë institucion.

Dihet tashmë se si ka arritur të zhvillohet dhe të qëndrojë në treg kompania “Fundway’ L.L.C, pasi më herët Akan Ismajli ka sjellë në Kosovë Telekomin Slloven, duke  krijuar  kompaninë IPKO dhe duke u shndërruar kështu në milioner për të përfunduar ambasador në SHBA.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)