18 Prill 2024

Kryeministri ua shuan shpresat gjykatësve grevistë

Prishtinë, 27 mars - Teksa janë shtyrë mijëra seanca si rezultat i grevës tash e tri javë të gjyqtarëve të gjykatave themelore në tërë Kosovën, kryeministri Isa Mustafa ka takuar të enjten përfaqësuesit e gjyqësorit nga të cilët ka dëgjuar kërkesat dhe prej të cilëve ka kërkuar mirëkuptim dhe që të rikthehen në vendin e punës, meqë në këtë fazë mundësitë buxhetore nuk lejojnë ngritje pagash, gjë që është kërkesa e vetme e gjykatësve grevistë.

Besnik Berisha, këshilltari i kryeministrit, ka thënë për “Zërin” se gjatë takimit janë diskutuar modalitetet për të dalë nga situata aktuale.

“Besoj që është arritur një pajtim konsensual për të bërë gjithçka për ndërprerjen e grevës ngase pasojat edhe ashtu tashmë janë të mëdha”, ka thënë Berisha.

 

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)