23 Prill 2024

Peci optimist se sot mund të përfundojë greva e gjyqtarëve

Prishtinë, 27 mars - Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci ka shprehur optimizëm se sot mund të përfundojë greva e gjyqtarëve.

Ai për ‘Epokën e re’ tha se ka marrë premtime nga Qeveria se gjyqësori do të ketë pozitën që e meriton me Ligjin për pagat e zyrtarëve, me anë të të cilit pritet të bëhet nivelizimi i pagave.

Peci ka thënë se nga greva 19-ditore e gjyqtarëve është dëmtuar sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe se nëse vazhdohet edhe më tutje, mund të kalohet në një kolaps total.

Kryetari i KGJK-së është shprehur i gatshëm të japë dorëheqje në mënyrë që të zgjidhet problemi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)