20 Prill 2024

Geely, prodhon automjete ekologjike për taksitë e Londrës

Londër, 27 mars - Prodhuesi kinez i automjeteve po punon për nxjerrjen në qarkullim të taksive ekologjike në Britani.

Geely, që tani ka në pronësi kompaninë London Taxi, thotë se taksitë e reja do të prodhohen në një fabrikë të re në Coventry.

Li Shufu është themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Grupit Geely.

\"Modeli i ri i taksive, TX5, është i pajisur me një teknologji të përparuar që mundëson shkarkime shumë të ulëta, do të ruajë traditën e taksive të Londrës por përmasa do të jetë e ndryshme dhe do të ketë një nga teknologjitë më të përparuara.\"

Taksitë elektrike dhe ato me shkarkime të ulëta do të dalin në qarkullim në fillimin e vitit 2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)