25 Prill 2024

Trajkoviq: Lista Serbe me njerëz të prishur dhe moralisht të ulët

Graçanicë, 27 mars - Themeluesi i Frontit kombëtar serb në Kosovë, Momçillo Trajkoviq, ka vazhduar ma akuzat ndaj politikanëve të Listës Serbe, duke i quajtur ata pjesëtarë të shoqërisë së prishur dhe moralisht të ulët.

\"Me një analizë të shkurtër të profilit të kuadrove nëpër komunat serbe në Kosovë, të cilët i ka emëruar Lista serbe, arrihen njohuri katastrofale: Se politikën në Kosovë në emër të serbëve e udhëheqin pjesëtarë të shoqërisë së prishur e moralisht të ulët. Këtë e dëshmon më së miri komuna e Graçanicës.\"

\"Së pari, prefekti Vladeta Kostiq, njeri i cili tërë pasurinë ua ka shitur shqiptarëve të Krajishtës, fshat prej nga është babai i tij, funksionar shumëvjeçar i Komitetit komunal të Lidhjes Komuniste të Lipjanit nga rroga e të cilit është shkolluar ‘antikomunisti’ Vladeta\", ka thënë Trajkoviq, transmeton B92.

\"Serbi i madh Vladeta Kostiq e ka shitur banesën në Lipjan dhe menjëherë pas lufte me familje ka ikur në a Beograd, ku ka blerë banesë e një kafene të cilat ende i ka në pronësi. Në vitin 2008 Vladeta Kostiq kthehet në Kosovë dhe duke mos pasur ku të jetojë bëhet qiraxhi në Suhadoll dhe hyn në politikë”, ka thënë ai, përcjell koha net.

“Zëvendësi i prefektit të Vladeta Kostiqit, Ljubinko Bibi Karaxhiq i cili është rrobaqepës nga Laplesela e njëkohësisht edhe ‘prefekt’ i Prishtinës, është daja i zëvendëskryeministrit të Kosovës Branimir Stojanoviq”, ka thënë Trajkoviq, i cili ka shtuar se ka edhe shumë më shumë shembuj që dëshmojnë përkatësinë e tillë morale e shoqërore të pjesëtarëve të Listës Serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)