29 Mars 2024

Piloti e përplasi qëllimisht avionin në Alpet franceze

Berlin, 27 mars - Piloti i dytë i avionit të Germanwings A320 akuzohet për përplasjen e qëllimtë të avionit. Drejtori ekzekutiv i kompanisë Lufthansa Carsten Spohr tha të enjten se piloti në fjalë i kishte kaluar të gjitha provat mjekësore dhe ishte 100 për qind i aftë të fluturonte.

Ai u tha medieve në një konferencë shtypi në Këln se Lufthansa dhe kompania bijë Germanwings ishin \"të pafjalë\" që fluturimi 4U9525 ishte përplasur qëllimisht nga piloti.

I identifikuar nga prokurorët francezë si Andreas Lubitz, 28 vjec, bashkëpiloti i avionit kishte filluar trajnimet e fluturimit në shkollën e Bremen-it në Gjermani në vitin 2008, ndërsa filloi punë si pilot i dytë për fluturimet e Germanwings që nga viti 2013.

Spohr tha se ka provime vjetore periodike dhe pas tyre prova mjekësore, por nuk ka prova të rregullta psikologjike.

Drejtori ekzekutiv i Lufthansa-s shtoi se çdolloj investimi dhe mase sigurie nuk mund të përjashtojë raste të tilla individuale. Pavarësisht akuzave të ngritura, terrorizmi nuk është renditur si shkaku i parë i përplasjes së qëllimshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)